Lezha gjen një mënyrë të veçantë për të mirëpritur turistët.

382

Turizmi është sektori i ekonomisë që i ka ndjerë më së shumti pasojat e krizës politike.
Prej ditësh, administratorë të bizneseve në Shqipëri janë ankuar se shumë turistë kanë anuluar rezervimet e tyre, për shkak se i tremben asaj çka mund të gjejnë në Shqipëri. I gjendur përballë kësaj situate, Arben Fushaj, administrator biznesi në fushën e turizmit ka gjetur një mënyrë të veçantë, për t’i një mirëseardhje të ngrohtë të huajve që zgjedhin Lezhën për të pushuar. Rreth 400 flamuj të shteteve të ndryshme janë vendosur përgjatë rrugës që të çom në Lezhë nga Fushaj, i bindur se kjo panoramë do të ndikojë në promovimin e zonës.

“Është një zgjidhje shumë e duhur sepse me anë të këtyre flamujve u themi mirë se ardhjen të gjithë turistëve që do vijnë, jo vetëm për festivalin që do vijnë me mijëra vetë, por për të gjithë ata që do vijnë gjatë gjithë sezonit turistik. Madje jo vetëm për sezonin turistik, por kjo reklamë që ata mund të bëjnë në rrjetet sociale, na ndihmon. Kjo kosto ia vlen për të gjithë ata që do vijnë, për mua është diccka ë vështirë, se janë goxha lekë që janë shpenzuar”, u shpreh Fushaj, administrator biznesi në fushën e turizmit.

Vetëm këtë fund maji, Lezha do të mirëpresë 6 mijë turistë të huaj, të cilët do të ndjekin nga afër festivalin ndërkombëtar të muzikes elektronike që do zhvillohet tek Rana e Hedhun.