“Bëra gjithçka munda”, dorëhiqet kryeministrja britanike

383

Kryeministrja britanike Theresa May ka njoftuar se më datë 7 qershor do të japë dorëheqjen si udhëheqëse duke I hapur rrugë zgjedhejve të reja.

Me lot në sy, gjatë një deklarate për mediat, May deklaroi se ajo kishte bërë më të mirën për të respektuar referendumin e vitit 2016 por që që nuk arriti të binde ligjëvënësit britanikë.

May tha se ajo do të vazhdojë të shërbejë si kryeministre deri sa konervatorët të zgjedhin drejtuesin e ri.

Kryeminsitrja britanike gjatë këtyre kohëve është përballur me një reagim të ashpër nga deputetët e saj në lidhje me çështjen Brexit.

“I will shortly leave the job that it has been the honor of my life to hold,” said British Prime Minister Theresa May in a tearful statement announcing her resignation https://t.co/a1kOrSGIv6 pic.twitter.com/Ksi2uKfs0Z
— CNN International (@cnni) May 24, 2019