Rita Ora për Kosovën: ‘Ishte më keq nga ç’prisja’

355

Në një prononcim për The Sun, Rita Ora foli mbi përvojën e saj në Kosovë në prill. Këngëtarja vizitoi vendlindjen si përfaqësuese e UNICEF për të ndihmuar fëmijët dhe të rinjtë e vendit. Ajo vizitoi edhe lagje të Kosovës ku banorët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Shkova në vendlindje me UNICEF sepse kisha kohë pa shkuar,” thotë ajo për The Sun. “S’kisha qenë në vendet që vizitova, ishin më keq nga ç’prisja. Pashë shtëpi dhe vizitova fëmijë që s’shkonin në shkollë, vizitova nëna të reja. Shkova të shihja punën e bërë nga UNICEF sepse ndonjëherë, nuk arrin t’i shohësh rezultatet.”

Ishte një përvojë shumë prekëse, më bëri të kuptoj që jam shumë e bekuar dhe mirënjohëse që pata mundësi të vij në Mbretërinë e Bashkuar dhe të bëj realitet ëndrrat e mia dhe ëndrrat e prindërve të mi,” tha Rita.

Për t’i dhënë diçka mbrapsht vendit ku u lind, Rita do të dhurojë një porcion të fitimeve nga shitja e çantave Escada, realizuar si bashkëpunim i saji dhe firmës. Dhurimet do t’i shkojnë organizatës “Women for Women International,” që ndihmon të mbijetuarat e luftës së Kosovës.