Polici shqiptar vdes në Rumani bashkë me gruan e tij / FOTO

184

Një oficer i Policisë së Shtetit ka humbur jetën këtë të mërkurë në një aksident automobilistik në Rumani.

 

Lajmi është njoftuar nga vetë Policia e Shtetit, e cila ka bërë me dije se oficeri Ervin Dervina së bashku me bashkëshorten e tij rumune kanë humbur jetën.

 

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe bën me dije se është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.