Anglezët “pushtojnë” liqenin e Shkopetit (FOTO)

371

Liqeni i shkopetit po merr vëmendje të madhe sa i përket sportit të rafting.
Për shkak të panoramës që ofrohet gjatë vozitjes në këtë liqen, ai po kthehet shumë i dëshirueshëm jo vetëm për vendasit por edhe të huajt.

Këto janë 12 turist anglez të cilët kanë zgjedhur pikërisht këtë liqen për të zhvilluar sportin e bukur të rafting.
Të udhëhequr nga specialist të federatës shqiptare të këtij sporti, ata shijuan 4 kilometrat e liqenit që nga Hidrocentrali i Shkopetit e deri në lindje të fshatit Madhesh përballë ish sektorit C.

Vetë turistët u shprehën të mahnitur nga bukuria e luginës së Shkopetit, si dhe kanë shijuar në maksimum vozitjen në liqen. Ata thanë se kurrsesi kjo perlë natyrore nuk duhet të betonizohet.

– “Pamja dhe liqeni janë shumë të bukura. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë miqësor.

– Vetëm shikoje pamjen përballë sa vend fantastic është. Ajër i pastër, natyrë e bukur. Është vend shumë i bukur. Nëse ky vend do të ishte i mbushur me pallate apo hotele, unë nuk do vija këtu. Nuk më pëlqejnë vendet e betonuara, pranaj uroj që e njëjta gjë të mos ndodhë edhe këtu.

– Pas shëtitjes që bëm në liqen, do të kalojmë tek fshati përballë ku do të ham një drekë të shijshme, me ushqime tradicionale shqiptare dhe bio.

Liqeni i Shkopetit po merr vëmendje turistike, por ende në të mungojnë shërbimet e biznesit të turizmit. Deri tani ky shërbim ofrohet vetëm nga banorët e zonës.