Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, pranga dy punonjësve të Rinasit

422

Policia kufitare e Rinasit ka organizuar operacionin e koduar  “Bagazhi i fundit”, nga ku dy perosna kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë vjedhur bagazhet e udhëtatrëve.

 

Shtetasit e arrestuar janë D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe  E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq me detyrë punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve në Rinas.

 

Ndërsa janë proceduar penalisht edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të  ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

 

Sipas policisë arrestimi I tyre u bë pas informacioneve si dhe kallëzimeve të herë pas hershme të pasagjerëve që kishin humbur sende me vlerë që I kishin në bagazhet e tyre.

 

Kështu më datë 17.05.2019,  shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit,  vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

 

Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në  bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur  shtetasit H.E nga bagazhet.

 

Po nga veprimet e kryera, sipas policies, dyshohet se shteatsit e mësipërm  në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë  janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:

 

Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019

Vjedhjes së një varse flori  të shtetases A.Z më datë  24.04.2019

Vjedhjes së  një varse flori  të shtetases D.H, më datë 13.05.2019

Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.