Të humbur në Theth, banorët dhe policia ndihmojnë turistët anglezë

504

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës u kanë ardhur në ndihmë 3 turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit, të cilët kishin humbur kontaktet mbrëmjen e së dielës.

Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.