A e dini pse Capital T nuk jep intervista?!

742

Capital T te shtunen është parë në makinë me një vajzë brune, por a do të mund të zbulojmë diçka më shumë kjo mbetet për t’u parë. Nëse ai nuk e thotë vetë në videot e veta, s’kemi për të marrë kurrë vesh gjë nga jeta private e tij.

 

Capital T nuk ka qenë ndonjëherë fans i madh i të përgjigjurit të pyetjeve që i bëjnë të tjerët. Intervista e fundit e rreperit ka qenë para katër vitesh në 2015. Capital T ka një motiv të cilin ai e përdor shpesh sa herë e pyesin përse nuk jep intervista.

 

Ai nuk pranon të dalë para kamerave pasi thotë se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë që po merret me produksionin e një dokumentari për jetën e tij. Është pak e çuditshme, por Capital T ka thënë se dokumentari do të përmbajë të pathëna që s’janë treguar tjetërkund.