Marshimi i LGBT në Tiranë, kërkohen sërish të drejta dhe jo diskriminim

364

Komuniteti LGBT marshoi këtë të shtunë në rrugët e kryeqytetit, në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

 

Ngjyrat e ylberit, por edhe pankartat kundër diskriminimit karakterizuan marshimin, që u shtri në disa akse të Tiranës.

 

Marshimit të anëtarëve të komunitetit por edhe mbështetësve të tyre, i është bashkuar edhe avokatja e popullit Erinda Ballanca.

 

Të drejtat e LGBT në Shqipëri garantohen nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit, megjithatë ky komunitet pretendon se përballet me vështirësi të shumta sa i takon pranimit në shoqëri.

 

Shqipëria ka ratifikuar protokollin e konventës europiane për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive fundamentale, si dhe ka nënshkruar edhe deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.