Ardit Gjebrea i dedikon fjalët prekëse të birit për ditëlindje.

1066

Djali i producentit Ardit Gjebrea, Joni feston sot ditëlindjen e tij. Për shkak të largësisë familjes do tiduhet të festojë e ndarë.

Joni dhe e fejuara e tij jetojnë në Boston, ndërsa Ardit Gjebrea, bashkëshortja Anila dhe vajza Anna jetojnë në Tiranë. Megjithatë artisti i njohur nuk e ka kursyer një urim ditëlindjeje për të birin, urim që sa i bukur është aq edhe prekës.

“Sikur #boston vetëm të paktën për 24 orë të ishte #durres sa të kalonim bashkë ditën e shenjtë për ne, ditëlindjen tënde @jon.gjebrea 🍾🥂🎂 Të duam shumë!”, shkruan Gjebrea nën një foto me djalin duke na mallëngjyer të gjithëve.

Të shumta kanë qenë edhe urimet që i kanë ardhur Arditit me anë të komenteve në Instagramin e tij.