Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2019”

371

Këngëtarja Jonida Maliqi ka përfunduar me sukses performancën në Tel Aviv dhe është kualifikuar në finalen e Eurovision 2019.

 

Këngëtarja shqiptare përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Ktheju Tokës’. Performanca e saj duket se është pëlqyer nga juria dhe televituesit, pasi arriti të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale, e cila do mbahet më 18 maj.

 

Veç këngës dhe vokalit të Jonida Maliqit, ka tërhequr vëmendjen e publikut me veshjen e saj,  një fustan të stilisur nga  Ardi Asllani. Stilisti Asllani ëstë shprehur se fustani përmban element etnike, duke iu përafruar madje edhe elementeve me origjine ilire.