A i dini pyetjet që duhet t’i bëni në takimin e parë të dashurisë?!

364

Takimi i parë i dashurisë gjithmonë është shumë i vështirë për një pjesë të madhe të partnerëve.

 

Nëse keni takimin e parë të dashurisë, ju mundeni të jeni nervoz pak, pasi nuk e dini se çka do të diskutoni. Që të jetë një takim i suksesshëm është e rëndësishme që ta merrni me qetësi për shkak se nuk ka nevojë të brengoseni se si do të ju shkojë ky takim.

 

Kështu në takimin e parë të dashurisë duhet të bëni këto pyetje:

Ku jeni rritur dhe ku jetoni?

Çfarë ju pëlqen të bëni gjatë kohës së lirë?

Çfarë të pëlqen më së shumti në punën tuaj?

Çfarë zhanri të muzikës pëlqeni të dëgjoni?

Cili është ushqimi dhe restoranti juaj i preferuar?

Nëse do të udhëtoje, ku do të shkoje?

A ju pëlqejnë kafshët?

Cili është libri dhe filmi juaj i preferuar?