Qyteti në zi! 3 të vdekur nga aksidenti tragjik

924

Një aksident tragjik me vdekjen e tre personave është regjistruar mbrëmjen e të martës në Kavajë.

 

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, ku drejtuesi i një mjeti tip Benz të marrë me qera, me targë AA 615 VO, I identifikuar si shtetasi Vilson Cara 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin rrugën nga njëri krah në tjetrin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë edhe e lagështirës është përplasur me tabelën e një karburanti.

 

Gjatë humbjes së kontrollit, 24 vjeçari ka aksidentuar dy këmbësore, nënë e bijë, ku si pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën e tjetra ka mbetur e plagosur në spital.

 

Viktima është identifikuar si Lumturie Demrozi 46 vjeç ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Por gjatë momentit të aksidentit ka humbur jetën dhe shtetasi Gentjan Belba 23 vjeç, I cili ishte pasagjer në makinë.

 

Ndërkohë drejtuesi I mjetit 24 vjeçari Vilson Cara ka ndëruar jetë në spital pak orë më vonë si pasojë e plagëve të marra gjatë goditjes.