Aksidenti i rëndë / Një i vdekur, dy të plagosurit nga Tirana

1271

Një tjeter aksident tragjik ndodhi, kete rradhe në aksin rrugor Levan-Tepelenë. 

Perplasja e dy makinave i mori jeten 58 vjecarit Shkëlqim Bregu, ndersa u plagosen Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane 35 vjeç. 

Ngjarja ndodhi sot pas mesdite, kur një furgon u përplas me një automjet tip benz. 

Dy të plagosurit, banues në Tiranë ishin pasagjerë të furgonit ndërsa viktima Shkëlqim bregu nga Përmeti mesohet se ishte drejtuesi i autovetures. 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por dyshohet se devijimi i mjueteve ka ndodhur nga shpejtesia dhe manovrimi i gabuar.