U survejua në distancë, WhatsApp zbulon hakerat

373

Hakerat kanë arritur të kontrollonin nga larg softuerin e mbikqyrjes së WhatsApp duke cënuar një numër të madh mesazhesh të përdoruesve.

 

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë WhatsApp, I cili deklaroi se sulmi kishte në shënjestër një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe se ishte orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.

 

Sipas një raporti në Financial Times, sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group.

 

Të hënën WhatsApp u bëri thirrje 1.5 miliardë përdoruesve të saj që të përditësojnë aplikacionet e tyre si një masë paraprake shtesë.

 

Sulmi u zbulua për herë të parë në fillim të këtij muaji.

 

“Sulmi i ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, që thuhet se punon me qeveritë”, tha kompania WhatsApp.

 

Grupi NSO është një kompani izraelite që është përmendur në të kaluarën si një “tregtar i armëve kibernetike”.

 

Ky grup tha përmes një deklarate se “teknologjia e NSO-së është e licencuar për agjencitë qeveritare, për qëllimin e vetëm të luftimit të krimit dhe terrorit”.