Rama konferencë me gazetarët, në fokus fushata zgjedhore e dialogu me opozitën

398

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të martë një konferencë me gazetarët ku në fokus do të ketë fushatën zgjedhore të 30 qershorit.

 

Konferenca është njoftuar nga vetë kryeministri në Twitter, i cili thekson se në fokus të diskutimeve do të jetë dhe vijimi I përpjekejeve për dialogun me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet.

 

“Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet”

 

Konferenca ka ardhur një ditë pas protestës së pestë kombëtare të mbajtur nga opozita.

 

Rama dje i bëri thirrje kreut demokrat për të nisur dialogun dhe për t’I dhënë fund krizës politike në vend.