Mogherini në Tiranë tha, “hiqni taksën se u ndaj Kosovën”

406

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar sërish se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

 

Në një konferencë për mediat shefi i qeverisë Haradinaj ka theksuar se në takimin që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.

 

“Mogherini e tha në Tiranë hekne taksën se jau ndaj Kosovën menjëherë, a i ra kështu apo jo, dmth e si ta hiqni ju taksën unë e thirri takimin për vazhdim të dialogut. Shyqyr zotit që i kem lexua këto projekte me kohë, taksa nuk hiqet. Mogherini e ka kry mandatin e vet, ajo qëndron deri në fund të tetorit pastaj është vetëm ushtrues detyre”.

Gjithashtu në fjalën e tij kryeministri ka komentuar edhe përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkesën e Serbisë për përfshirje edhe të Rusisë.

 

“Ne nuk i takojmë botës së Rusisë ne i takojmë botës së Amerikës. Nuk mundet dikush me përjashtua Amerikën prej proceseve në Ballkan e Kosovë”.