Bleona Qereti feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush…

746

Këngëtarja Bleona Qereti feston ditëlindjen dhe mbush plot 40 vjeç.

 

Shpeshherë përmes postimeve të shumta që ajo bën në Instagram ne vëmë re se ajo ekspozon luksin që e rrethon në Amerikë, megjithatë duket se ditëlindjen ka zgjedhur ta festojë në një vend tjetër.

 

Bleona zbuloi nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’ se po qëndronte në resortin ‘Las Ventanas al Paraiso’, i cili ndodhet në Meksikë. Pas disa kërkimeve të vogla, zbuluam se resorti ishte me 5 yje dhe kushtonte $1,012 nata.

 

Resorti ofron gjithçka, pishinë, kujdes për kafshët, transport, parkim, si dhe një pamje të mrekullueshme. Bleona nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër se me kë ka zgjedhur ta festojë këtë ditë të rëndësishme, megjithatë presim të shohim foto të tjera.