AKU bllokon 17.5 ton farë misri

363

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar dhe asgjësuar një sasi prej 17.5 ton farë misri jashtë standardeve.A

 AKU në Elbasan ka kryer kontrolle zyrtare në subjektet që tregtojnë me pakicë inpute bujqësore dhe ka marrë mostra nga fara të ndryshme për t’i analizuar për treguesit cilësor të tyre. 

Nga këto analiza ka rezultuar se treguesi i fuqisë mbirëse për mostrën e farës së misrit me emërtimin LG 30600 ishte nën normën zyrtare të lejuar për mbjellje. 

Menjehërë Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së ushtroi kontroll zyrtar në këtë subjekt duke bllokuar sasinë prej 17,551.4 kg (për të cilën u mor mostra zyrtare për analizim), si dhe urdhëroi tërheqjen e sasisë prej 100.8 kg gjendje nga subjektet e tregtimit me pakicë në Elbasan dhe Lushnjë, me detyrimin për ta kthyer farën jashtë standardit tek furnizuesi (subjekti i shumicës).

Analiza sërish tregoi se normat ishin jashtë atyre të përcaktuara për mbjellje.

Si rrjedhojë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi ndaj subjektit furnizues: masën administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë, për tregtimin e farave me fuqi mbirëse nën normën e lejuar, masën administrative “Bllokim” me qëllim asgjësimin e produktit me sasi 17.5 ton farë misri me vlerë tregu 7,020,400 lekë dhe detyrimin e subjektit për të njoftuar AKU-në për të qenë prezent në momentin e asgjësimit sipas parashikimeve ligjore në fuqi.