Reshje në gjithë territorin dhe përmbytje në disa zona

398

Prej mesditës së djeshme, reshjet e shiut kanë qenë prezent në thuajse të gjithë territorin e vendit.

Sinoptikanët parashikojnë që edhe sot, në pjesën më të madhe të ditës reshjet do të vijojnë të jenë dominuese, madje në disa zona të vendit, parashikohet edhe përmbytje.

“Në pjesën më të madhe të ditës së hënë, shirat mbeten mesatare deri intensive në pjesën më të madhe të territorit.

Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Fieri por akoma më tepër zonat urbane në ekstremin Jugor si Vlora, Gjirokastra, dhe Saranda do të vijojnë deri pasditen e së hënës dhe rrezikojnë përmbytje lokale (jo i gjithë qyteti). Sot rrezikohen edhe qytete apo zona lokale në Juglindje të vendit”, sqaron meteoalb.