Pjerin Ndreu “braktis” Parlamentin për Lezhën

394

Pjerin Ndreu është i pari kandidat për kryetar bashkie që dorëzon mandatin e deputetit.

Përmes një shkrese zyrtare dorëzuar në Kuvend, kandidati për bashkinë e Lezhës nuk do të jetë më deputet nga dita e sotme, pasi ligji nuk lejon mbajtjen e dy detyrave zyrtare si deputet dhe kryetar bashkie njëherazi.

Por në orët e fundit, përpara mbylljes së afatit për regjistrimin e kandidateve në KQZ, Ndreu nuk do të jetë i vetmi.

Të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe Rakip Suli për Kamzën, Flamur Golemi për Gjirokastrën, Ilir Xhakolli për Pogradecin dhe Nuri Belbaj për Përrenjasin.