“Gjirokastra e Kukësi po boshatisen”, INSTAT jep alarmin

435

Në zhvendosje të përhershme drejt qyteteve të mëdha ose jashtë vendit. Lëvizjet e shqiptarëve vijojnë me ritme të vrullshme prej rreth 3 dekadash tashmë.

Të dhënat e fundit të institutit të statistikave tregojnë se qytetet e vogla po boshatisen, teksa po popullohen me ritme të larta Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Vetëm në kryeqytet jetojnë sot 895 mijë banorë ose 31.3% e totalit të popullsisë. Ekspertët shpjegojnë se nevojiten investime dhe politika mbështetëse për shtrirjen e zhvillimit edhe në zonat e tjera të vendit, si një formë për të përmirësuar jetesën dhe penguar zhvendosjet.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se qytetet që po boshatisen janë Kukësi që ka sot 77 mijë banorë dhe Gjirokastra me vetëm 61 mijë.