Grabitën me dhunë refugjatët sirianë, pranga 4 devollinjve

366

Dy refugjatë sirianë që kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar kanë rënë pre e grabitjes dhe e dhunës në fshatin Vërnik të Devollit.

Klandestinët kanë mbetur me shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në trup si pasojë e rrahjeve.

Shtetasit sirianë kanë dëshmuar në polici se u janë marrë forcërisht rreth 200 euro dhe 2 aparate celulare.

Ndërkohë pas këtij denoncimi policia e komisariatit të Devollit është vënë menjëherë në lëvizje për identifikimin e autorëve të këtij akti keqbërës, nga ku katër të rinjë ranë në pranga.

 

Shtetasit e arrestuar janë Klajdi Ago 23 vjeç, Dejvi Ajçe 19 vjeç, Sarandi Plepi 18 vjeç dhe Ronaldo Shirka 21 vjeç.

 

Prej më shumë se 1 vit klandestinët sirianë depërtojnë nga Greqia në territorin shqiptar nga disa zona të kufirit tokësor në Devoll, me synim destinacionin e vendeve të Bashkimit Europian.

 

Edhe pse kanë hyrë me qindra refugjatë, në asnjë rast nuk ka ndodhur që ata të dhunohen në tokën shqiptare dhe aq më keq të grabiten.