Siguronte rrugën për kalimin e emigrantëve, arrestohet polici trafikant

414

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave arrestoi një punonjës policie dhe 4 shtetas të tjerë si anëtarë të një grupi kriminal që kryente trafik të qenieve njerëzore.

Ata ndihmuan 19 shtetas kurdë dhe sirianë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Emigrantët ilegalë u ndaluan teksa po po transportoheshin drejt Tiranës ndërsa punonjësi i policisë i cili rezulton me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Elbasanit, dyshohet se kishte rolin e kontrolluesit të rrugës.

Ndërkohë në ndjekje penale në gjendje të lirë janë vënë edhe shefi i stacionit policor për Devollit nga ku kaluan emigrantët si dhe për 2 punonjës të Patrullës të Kontrollit të Kufirit të gjelbër, për mos-përmbushje të detyrës.