Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje: Refuzoni dhunën!

363

Ambasada amerikanë ne Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën e radhës së opositës së bashkuar, që do të zhvillohet të shtunën në orën 18:30.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Ambasada ben thirrje personave të përfshirë në protestë të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive per nje proteste te qete dhe paqesore.

 

“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet. Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”.