“Parajsa në Tokë”, plazh i ndaluar! (Foto)

686

E kanë cilësuar si “Parajsa në Tokë”, por për turistët do të vazhdojë të jetë një “mollë e ndaluar” edhe për dy vjet të tjerë.

Autoritetet tajlandeze njoftuan se plazhi që u bë i famshëm nga filmi “The Beach” do të qëndrojë i mbyllur deri në 2021-shin.

Maya Bay në ishullin Phi Phi Leh, u mbyll përkohësisht vitin e kaluar pasi u konstatua se numri i papërballueshëm i vizitorëve e kishte dëmtuar rëndë ambientin. Para se të mbyllej, rreth 5 500 persona ndalonin çdo ditë në gjirin idilik, e si rezultat barrierën e pasur koralore u dëmtua rëndë.

Zyrtarë të parkut kombëtar thanë se atraksioni do të rihapte dyert në pak muaj, por autoritetet vendosën të zgjasin kufizimet me dy vjet për t’i dhënë kohë rekuperimit ekologjik të Maya Bay.

Plazhi mahniti turistë nga anekënd globit që prej shfaqjes së filmit “The Beach” në vitin 2000, me protagonist Leonardo DiCaprio. Anije me dhjetëra njerëz në bord, ndalonin çdo ditë në ujërat e kristalta të gjirit.

Por dyndja e madhe ja hoqi gradualisht magjinë parajsës tajlandeze. Për këtë arsye edhe kur të rihpet, numri i vizitorëve në plazh do të jetë i kufizuar dhe varkat nuk do të lejohemn të ankorojnë në ujërat e tij.