“Janë paguar para për ndarjen e Kosovës, Veriu dhe Trepça nuk preken”

359

Pjesë nga intervista ekskluzive e kryeministrit Ramush Haradinaj per gazetarin e Vizion Plus, Thimi Samarxhiu:

Haradinaj tha se jane paguar para per ndarjen e Kosoves me qellim qe Serbia te marre Trepcen, nje nga zonat me te pasura me minerale ne bote. Ai shtoi se Veriu i Kosoves kurrsesi nuk preket!

 

Gazetari: Si mund të arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi?

 

Haradinaj: Është shumë e thjeshte. Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë veten. Arsyeja pse është menduar se do të jemi shumë të varur nga Serbia, është se sovraniteti ynë është bartur në tavolinën e dialogut. Krejt vendimiet e mëdhaja nacionale kanë qenë atje. Nga momenti që me strategji ia ka hequr tavolinës së dialogut atë që ka qenë sovrane për Kosovën, i kam marrë i kanë sjellë në Prishtinë, e kam lënë tavolinën e tyre thatë, temat e interesit nacional, vendimet e mëdha nacionale, i kam kthyer në Prishtinë, si rasti i ushtrisë, atëherë kjo është njohja. Sa më shumë që e përmbyll formësimin tënd si shtet,  nga do të shkojë Serbia pa të njoht?! Ajo nuk na ka njohur sepse ka shpresuar që do të jesh i dështuar, ka shpresuar se ti do ta lusësh, ka shpresuar që në tavolinë të negociatave do t’i bartësh krejt vendimet e tua nacionale dhe ajo do të ketë hise në këto vendime. Nga momenti që Serbia s’po ka hise as për Trepçën, apo për Ushtrinë, ajo s’ka nga shkon, dhe ka me na njohtë.

 

 Gazetari? A jeni të bindur që do të ketë njohje?

 

Ka bërë një rezistencë të fortë se ne si kemi kryer punët tona. Por Kosova po ndryshon cdo ditë, ju siguroj.

 

Gazetari: Po deklarata e presidentit Vuçiç që tha: “Edhe po të më vrisni nuk e njoh Kosovën”?

 

Haradinaj: Këtë ia tha opozitës së vet, është një retorikë e brendshme opozitare, presidenti Vucic është i vetëdijshëm që fati I Serbisë më tej do të varet nga guximi I udhëheqësve serbe , I tij apo I dikutj tjetër për të njohur Kosovën. Ai është peng i yni, nuk jemi ne peng I tyre. S’mund të avancoj më drejt BE-së, s’mund të mbyllë kapitujt, po humb miliona. Deri tani kemi humbur vetëm ne. Ne nuk kemi pas të ardhura nga transmisioni I lartë sepse na I ka marrë Serbia,  nga hapesira e lartë dhe e ultë ajrore, nga prefiksi telefonik, nga frekuenca, nga plot tema. Serbia ka marrë të gjithë paratë tona, gjithë ato miliarda në 20 vjet.Është hera e parë në historinë e marrëdhënieve Kosovë Serbi që edhe Serbia humb dhe fiton Kosova. Prodhimi ka filluar të rritet në Kosovë, vetëbesimi në ekonominë tonë po, partneriteti me të tjerët etj.  Deri tani na ka kushtuar vetëm neve financiarish mosnjohja e Kosovës. Me taksën tani i kushton atyre. Deri tani na ka kushtuar vetëm neve politikisht nga mosnjohja e nga 5-shja e BE-së na ka mbajt si statuskuo, Tani I kushton atyre, sepse kapitulli I 35 nuk mbyllet. BE-ja nuk pranon vend anëtar të BE-së me një konflikt të hapur.Ne duhet të konsolidojmë veten, të respektojmë serbëët e Kosovës, të lufotjmë problemet e brendshme, ekonominë. Serbia nuk ka nga të shkojë pa njohjen e Kosovës.

 

Gazetari: Ne tre komunat e Veriut, policia e Kosovës nuk hyn dot. Sa e vertete është kjo?

Policia e Kosovës kontrollon cdo pëllëmbë të Kosovës. Një gjë të tillë e kanë thënë ata që duan ndarjen e Kosovës. Kjo nuk është e vërtetë. Aq sa kontrollon Shqipëria cdo pjesë të vetën, po aq kontrollojmë ne Veriun. Kjo teori është bërë me qëllim. Ne nuk mund të bindim serbët e Kosovës t’i këndojnë këngë Adem Jasharit, por janë në këtë vend. Ose pse kandidojnë serbët për kryetar komunash në Veri, zgjedhje të shpallura nga Kosova?!  Kjo është një tezë e atyre që kanë derdhur para për të ndarë Kosovën. Është lobuar nga Serbia, nga ata që donin të merrnin zonën më minerale në botë. E treta zonë më e pasur me minerale, është po ajo zonë që kanë dashur tia japin Serbisë ata që po propagandojnë ndarjen. Kanë dashur ti japin Serbisë zonën më të pasur me minerale në Europë.

Gazetari: Cfarë do të ndodhë nëse vendoset nga Amerika ose fuqitë e mëdha një marrëveshje e imponuar prej tyre që parashikon korrigjimin e kufijve?  

 

Haradinaj: Ne punojmë përpara që mos ta propozojë askush. Kështu kemi punuar deri më tani. Mendoj se situata e Mogherinit ka vërtetuar që s’mundet askush ta befasojë Kosovën me marrëveshje jokushtetuese që dalin nga ajo që ne e kemi shpallur veten shtet dhe që bie në konflikt me vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.

 

Gazetari: Është një dokument në departamentin amerikan të drejtësisë. Një cështje lobimi e republikës së Kosovës që daton fiks në periudhën kur është artikuluar për herë të pare teza e ndryshimit të kufijve. Është një marrëveshje e firmosur nga ministria e Jashtme e Kosovës. Ju jeni në dijeni të këtij lobimi që është diku tek 175 mijë dollarë, dhe që flitet vetëm për dialogun me Serbinë. Ju jeni në dijeni të kësaj kontrate?

 

Haradinaj: Ato që di ministria e Jashtme, nënkupton që janë të qeverisë. por çdo ministër i imi që e di, është njësoj sikur ta di  edhe unë.

 

Intervistoi: Thimi Samarxhiu

Vizion Plus TV