Ja çfarë tregon gishti që mbani unazën për personalitetin tuaj

386

Janë shumë detaje dhe objekte që tregojnë shumë për personalitetin tonë. Një detaj i rëndësishëm në lidhje me identitetin tuaj është mënyra dhe vendi ku ju vendosni unazën.

 

Ju shpesh mund të vendosni një unazë, por gjithmonë e keni një gisht të preferuar, prandaj shikoni në kuptimin e gishtit që vendosni më shpesh aksesorin. Më poshtë do të lexoni detajet në lidhje me çdo gisht.

 

Gishti i vogël 

Ky është gishti ku vendosen më rrallë unaza. Njerëzit që bëjnë këtë zgjedhje janë shumë komunikues dhe sensitivë. Kanë aftësi të mira drejtuese dhe marrin cdo gjë që duan.

 

Gishti i unazës 

Nëse e vendosni në dorën e djathtë, kjo do të thotë se të pëlqen cdo gjë e përsosur. Ju pëlqeni të rrisni kreativitetin e njerëzve dhe të nxirrni më të mirën e tyre. Nëse e vendosni unazën në dorën e majtë, tregon se jeni persona krijues dhe keni vetëbesim të lartë.

 

Gishti i mesit

Në rast se e vendosni në dorën më të dobët, kjo tregon se jeni të pavendosur dhe gjithmonë kërkoni ndihmë tek të tjerët. Ju dëshironi të dini cfarë mendojnë të tjerët rreth situatave të ndryshme.

 

Gishti tregues 

Nëse e vendosni unazën në gishtin më të fortë (tregues), kjo tregon se keni vetëbesiim të lartë dhe e dini mirë cfarë do të thotë të jesh lider. Nëse e vendosni në gishtin më të dobët, kjo do të thotë se jeni person influencues.

 

Gishti i madh 

Nëse vendosni unazën në këtë gisht, atëherë jeni person autoritar dhe nuk shihni asnjë problem tek vetja në cdo lloj situate. Nëse e vendosni në gishtin më të dobët, tregon të kundërtën pasi ju i lejoni njerzëit t’ju japin urdhra.