Djali i biznesmenit, objektiv i atentatit në Vlorë

459

Atentati më arme këtë të premte në qytetin e Vlorë kishte për objektiv djalin e një biznesmeni të njohur në këtë qytet.

Bëhet fjalë për Ines Hajrulla, djali i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla,

27 vjecarit i është bërë atentat nëntor 2017 teksa iu tritol në makinë por në lagjen ”Hajro Çakërri”.

Ai mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët duke vendosur proteza.

Ines Hajrulla është përson me precedente penale. Ai ka lidhje me grupin “Llanaj” të përfshirë në konflikte me vrasje ne Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit i riu humbi të dyja këmbët dhe i mbuluar nga gjaku kërkonte ndihmën e kalimtarëve.

Po ashtu ai ka qënë shok me Edison Harizajn I vrarë gjithashtu në vitin 2018.

Djalit të biznesmenit në serinë e ngjarjeve të rënda në këtë qytet I është vrarë në atentat afërf Ujit të Ftohte edhe kusheriri Renato Omeri.

Këtë herë Ines Hajrulla për fatin e tij të mirë shpëtoi nga atentati teksa persona të paidentifikuar që lëviznin me makinë goditen me armë drejt makinës ishte djali I biznesmenit Robert Hajrulla.

I riu arriti të largohej me shpejtësi duke dalë nga makina ndërsa plumbat e atentatoreve kapen një kalimtar të rastësishëm, Dajko Cenodemajn I cili është jashtë rrezikut për jetën.