Pranoi mandatin e deputetit por nuk betohet: Neveris parlamentin e xhelatët e diktaturës

438

Indrit Hoxha ka refuzuar mandatin e deputetit gjatë betimit në Kuvend.

 

Kandidati nga listat e Partisë Demokratike, në një deklaratë të mbajtur në Kuvend deklaroi se e refuzon mandatin në shenjë neverie kundër krimit që mbizotëron, sipas tij, në Parlament.

 

Kandidati nga lista e PD, Indrit Hoxha ka refuzuar mandatin e deputetit me një deklaratë, të cilën e ka mbajtur në sallën e Kuvendit.

 

“E ndërmarr këtë akt në shenjë neverie kundër krimit të rilindur të këtij parlamenti ilegjitim dhe në respekt të vlerave të familjes time dhe ato që im at më la. Refuzoj të marr mandatin e deputetit në një vend ku klika kriminale në pushtet ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë dhe ka kapur sistemin e drejtësisë.”

 

Hoxha tha gjithashtu se nuk mund ta marrë mandatin kur në Kuvend ka akoma hetues e prokurorë të diktaturës.

 

“Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.”

 

Ndërkohë nga ana tjetër kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi I ndodhur përballë kësaj situate të pazakontë, iu përgjigj Hoxhës me ironi duke I ururar “suksese në jetë”.

 

“Zoti Indrit këtë mund ta bëjë deklaratë për shtyp jashtë, në sallë mund të mos vije. Ti me vullnetin tënd ke bërë kërkesën dhe ke kërkuar mandatin e deputetit. Është e drejta jote kushtetuese të mos bësh betimin. Rrugë e mbarë, suksese në jetë!”

 

Pavarsisht refuzimit të Hoxhës, në Kuvend bënë betimin tre deputetë të tjerë.

Kujtim Gjuzi, Koçi Tahiri dhe Klajdi Qama morën zyrtarisht mandatin e deputetit.