Mori 6 mijë euro për licencë “mësuesi”, pranga 49 vjeçari

578

Një persona është vënë në prangat e policisë së Shkodrës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për mashtrim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me B.A. 49 vjeç dhe janë proceduar penalisht shtetasit B.P. dhe E.S..

Sipas policisë ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licencës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.