Fotot e para të pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore

489

Duka dhe Dukesha e Sussex, Princi Harry dhe Meghan, dolën para mediave në hollin e “Shën Gjergjit” në kështjellën “Windsor” për të prezantuar djalin e tyre, të lindur vetëm një ditë më parë. “Është tepër i ëmbël, shumë i qetë”, tha Meghan. “Është magjike, vërtet e mrekullueshme. Jam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që jam shumë e lumtur”.

“Jemi shumë të emocionuar që kemi një burim lumturie me ne. Mezi po presim që të kalojmë kohë me të e ta shohim teksa rritet”, tha Princi Harry.

Bebja, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, është i shtati në radhë për fronin e Mbretërisë së Bashkuar, pas gjyshit Charles, Princit William dhe tre fëmijëve të tij, si dhe babait të tij, Harry.