Papa Françesku vizitë historike në Shkup

404

Papa Francesku mbërriti këtë mëngjes në Shkup. Kjo vizitë konsiderohet si historike, pasi ati i shenjtë është papa i parë i cili viziton Maqedoninë e Veriut. Në aeroport kreu i Kishës katolike të Romës u prit nga presidenti në largim Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, në mënyrën tradicionale me bukë dhe kripë.

Gjatë ceremonisë zyrtare në vilën presidenciale Vodno, Papa Françesku  çmoi bashkëjetesën multietnike dhe fetare në Maqedoninë e Veriut.

 

Vendi juaj është urë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku rrjedhin shumë drejtime kulturore, ku bashkohen shumë karakteristika të këtij rajoni. Kjo përzierje kulturat dhe përkatësive etnike dhe fetare, ishin arsye që të arrihet deri në bashkëjetesë të qetë dhe të përhershme. Këto karakteristika të veçanta në të njëjtën kohë janë nga rëndësia e veçantë për rrugën drejt integrimit më të shpejtë me vendet evropiane. Shpresoj se ky integrim do të zhvillohet pozitivisht për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përkatësia e ndryshme fetare e ortodoksëve, myslimanëve, katolikëve, hebrenjve dhe protestantëve, si dhe përkatësia etnike e maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, krijojnë një mozaik në të cilën çdo gurë është i nevojshëm për origjinalitetin dhe bukurinë e gjithë mozaikut. Bukuria, e cila do ta arrijë shkëlqimin e tij më të madh deri në një shkallë të këtillë që të mundeni këtë ta bartni dhe ta mbillni në zemrat e gjeneratave të reja.

 

Ati i shenjtë  do te ndjeke gjurmët e shenjtores Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhi e cila lindi pikërisht në kryeqytetin maqedonas, nga prindërit shqiptare Drane e Kolё Bojaxhi.

 

Do të dëshiroja në mënyrë speciale të nderoj një bashkëqytetare tuajën, e cila e nxitur nga Dashuria e Zotit, bëri që nga dashuria ndaj synimit të afërm më të madhërishëm që nga ekzistimi i saj, duke shkaktuar admirim për të gjithë botën. Flas për personalitetin e njohur me emrin Nëna Terezë nga Kalkuta. Ajo është lindur në Shkup në vitin 1910 me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Duhet të jeni krenar me këtë grua. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni me përkushtim dhe shpresë që të munden fëmijët tanë, fëmijët e këtij vendi,sipas shembullit të saj, t’i zbulojnë, arrijnë thirrjen e tyre që Zoti ua ka përcaktuar

 

Më pas papa Francesku u përkul me nderim perpara përmendores së shenjtores shqiptare në Sheshin Maqedonia e më pas mbajti meshën solemne, në praninë e mbi 15 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.