Rreziku nga kanceri i lëkurës, Mjekët: Rastet janë rritur

475

Kanceri i lëkurës i njohur ndryshe si melanoma është nje sëmundje që po përhapet me shpejtësi ne vendin tone. Mosekzaminimi dhe neglizhenca në trajtimin e nishaneve ka bere qe raste te e prekurve te shtohen. Të dhënat për 2016 dhe 2018 tregojnë se janë 161 raste te reja.

Veç faktorit gjenetik, rrezet e dëmshme të diellit favorizojnë sëmundjen, e cila mund te shkaktoje edhe pasoja vdekjeprurëse.

Qytetaret veçanërisht të rinjtë janë të painformuar per ketë sëmundjeje. Mjeket apelojnë qe askush te mos neglizhoje nishanet pasi, dëmtimet e shkaktuara nga kanceri i lëkurës mund te jene serioze.