“Ngushëllime asaj nëne që nuk të pa me vello të bardhë”

1776

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Letoni. Një efektive e Forcave të Armatosura Shqiptare të stacionuar në Letoni ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine.

27-vjeçarja Zarife Hasanaj u nda nga jeta tragjikisht sot ku së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave.

Ata merrnin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë. Ata janë Julian Kapaj dhe Klodian Tanushaj.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit që efektivët kanë qenë duke i pastruar minat, shpërthim ky që ka rezultuar fatal për 27-vjeçaren, ndërsa ka lënë të lënduar edhe dy efektivë të tjerë shqiptarë, njëri në gjendje të rëndë.

Vajza nga Tropoja, do të mbahet mend nga miqtë si një vajzë me energji që e donte jetën.

Mikja e saj shkruan në Facebook:

Jam e sigurt që tashmë je engjell, sepse e tillë ishe dhe mbi tokë, prandaj ndoshta i gëzoheshe kaq shumë jetës! Ngushëllime asaj nëne që s’të pa me vello të bardhë e të gjithë familjarëve të tu! Do të të kujtoj gjithmonë ashtu plot jetë e gjallëri.”