Shqipëria vendi i 3 më i sigurtë në rast të nisjes së Luftës së 3-të Botërore

538

Cilat do të ishin vendet që do të ti ofronin më shumë mbrojtje qytetareve të tyre në rast të nisjes së Luftës së III Botërore?
Një gjë të tillë na e zbulon e përditshmja britanike Daily Express në një shkrim shumë interesant.

Vendet më të sigurta në rast të nisjes së një konflikti global janë ato shtete ku është investuar në ndërtimin e bunkereve.
SHBA është një vend ku ka shumë bunkere . Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë për punonjësit federalë e për këtë arsye në këtë klasifikim rënditen ndër më të sigurtet.

Në vendin e dytë është Zvicra e cila ka bunkere të mjaftueshëm për të mbrojtur të gjithë popullatën e vet.
Në vendin e trete është pikërisht Shqipëria e cila ka afro 170 mijë bunker të ndërtuara gjatë sistemit komunist.

Sipas një përllogaritje në Shqipëri ka një bunker për cdo katër shqiptar.
Pas Shqipërisë, vijnë me radhë në listën e vendeve që kanë më shumë bunkere edhe Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda.
Ndërsa vendet me pak të mbrojtura nga lufta janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali.