Rikthehen përmbytjet në Vlorë, probleme dhe me energjinë elektrike

357

Reshjet intensive të rëna gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kanë rikthyer problematikën e përmbytjeve, në Vlorë.

Në disa akse, kryesisht ato që lidhin bulevardin Vlorë -Skelë me rrugën Transballkanike niveli ujit është rreth 15 centimetra. Kryesisht lagjet “Pavarësia” dhe “28 Nëntori”.

Ndërsa probleme janë shënuar edhe me energjinë elektrike për shkak të motit të keq në Radhimë dhe Orikum.

Autoritete lokale sqarojnë se pompat e nënstacionit të hidrovorit janë në punë në kapacitet të plotë. Situata sa i përket reshjeve parashikohet e njëjtë gjatë gjithë ditës së sotme.