Komunistët nuk “zhgënjejnë”, përkulen para fotos së Enver Hoxhës

326

Me pankarta dhe me lule në duart, qytetare të ndryshëm, mbështetes të komunizmit dhe diktatorit Enver Hoxha nuk kanë munguar në homazhet e 5 Majit.

Ata kanë shkuar në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut për të nderuar Enver Hoxhen dhe komunistet e tjere qe dhanë jetën për clirimin e vendit. 

 

“Rroftë Partia Komuniste Shqiptare” dhe “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, ishin disa nga pankartat me të cilët nostaligjiket e komunizmit u shfaqen tek varrezat e dëshmorëve pak pas përfundimit të ceremonive ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të vendit.

 

Vec kësaj ata kishin vendosur edhe fotografin e diktatorit të cilin e nderuan me grushtin lart.