Hiqen disa tabela që “injoronin” gjuhën shqipe në Finiq

396

Shqetësimi i ngritur nga shoqëria civile, media dhe shoqatat patriotike në lidhje me perdorimin jo sipas ligjit të gjuhës në tabelat rrugore në jug të vendit, duket se ka sjell edhe reagimin e parë të institucioneve shteterore. 

Në disa zona të Bashkisë Finiq në orët e mbrëmjes të së shtunës, janë hequr disa tabela të cilat ose ishin të shkruajtura vetëm në shqip ose e kishin shqipen gjuhë të dytë pas asaj greke, cka në fakt bie ndesh me ligjet e vendit tonë. 

Një ditë më parë reagim të fortë për këtë cështje pati edhe PDIU, e cila e konsideroi një skandal të përmasave të mëdha, anashkalimin e gjuhës shqipe në këto tabela në mjaft zona në jug të vendit ndërsa I kërkoi qeverisë dhe presidencës ndërhyrje të menjehershme.