Tjetërsuan tokën përmes falsifikimit, arrestohet ndërtuesi dhe dy persona të tjerë

496

Me urdhër të prokurorisë, policia ka vënë në pranga ndërtuesin Dritan Llanaj, si dhe dy persona të tjerë, të akuzuar se me anë të falsifikimit të dokumentave kanë tjetërsuar një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë në zonën e Laprakës, në kryeqytet.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Kadri Pazari dhe Arben Çaçi, mbi të cilët rëndon po e njëjta akuzë.

Hetimet për tjetërsimin e kësaj toke, një pjesë e së cilës është edhe pronë e spitalit të Traumës, u ndoqën nga prokurori Ervin Karanxha.

Hetimet zbuluan se dy të arrestuarit Pazari e Çaçi e kishin kaluar tokën në emër të Llanajt, ndërsa ky i fundit pretendon se kjo sipërfaqe toke është blerë pa pasur djeni për falsifikimin.

Ndërtuesi Dritan Llanaj ka qenë edhe më herët i arrestuar për mashtrim, ndërsa të arrestuarit pritet të dalin te dielen në gjykatën e Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë.