Ramës i ka ikur truri, protesta e 11 majit do jetë vendimtare

371

Kreu demokrat Lulzim Basha zbriti këtë të shtunë në qytetin e Lezhës ku zhvilloi një takim me mbështetës dhe simpatizantë të PD.

Në fjalën e mbajtur, Basha nuk I kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Rama.

 

Teksa e cilësoi shtimin me 150 anëtarë të rinjë në PD-në e Lezhës si një arritje, Basha tha se ky është një tregues që tregon se shqiptarët po e humbin besimin tek Rama dhe po bashkohen me demokratët.

 

“Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit. Ramës i ka ikur truri, është i coroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet e vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë”

 

Kreu demokrat theksoi se protesta e 11 majit do të jetë një përballje vendimtare për t’I dhënë fund qeverisë.

 

“Protesta e 11 majit, përballje vendimtare. Nuk ia dorëzojmë krimit Shqipërinë”