Kokainë dhe kanabisi në kubikë, pranga të dyshuarit

474

Një person është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Tepelenës.

Shtetasi I arrestuar është me inicialet M.J., 26 vjeç nga Saranda.

Ku shtetas u arrestua pasi në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, pasi iu gjetën disa doza me kokainë, një sasi të farash cannabis sativa si dhe kubikë të kultivuar me fara canabisi.

Sakaq është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe kryeplaku I fshatit Vasjar në Bashkinë Memaliaj.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vasjar gjetën 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa si dhe kubikë me fara cannabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.