Hajduti kapet “mat” brenda në banesë

391

Policia e Lezhës ka kapur në flagrancë një 23 vjeçar i cili ishte futur në një banesë për të vjedhur.

23 vjeçari është me inicialet D.K., banues në Lezhë dhe rezulton i dënuar më parë për vjedhje.

Ngjarja është regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, ku 23 vjeçari hyri nga dritarja në banesën e shtetasit Gj.K. për të vjedhur por që u diktua nga ky I fundit I cili më pas njoftoi policinë.

23 vjeçari u kap nga policia në njërën nga dhomat e banesës ndërkohë që sipas policisë ai kishte vetëm një javë që kishte dal nga burgu.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 23 vjeçarit edhe një thikë.

Ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” .