Thithja e gishtit apo biberonit, ja çfarë thotë pediatri

535

Është një debat i ndezur për breza: Cili ‘ves’ është më i keq: thithja e gishtit apo biberonit. Pediatrit të ndryshëm mbështesin, teori të ndryshme dhe në Living do shkruajmë për përparësitë dhe disavantazhet e të dyjave.

Pediatrit PRO biberonit fallco

Përparësia më e madhe: e kontrollon prindi kohën kur ia jep fëmijës e ky i fundit nuk krijon varësi aq të madhe sa mund të krijojë me thithjen e gishtit.

Të dyja si thithja e gishtit apo ajo e biberonit janë të këqija për dhëmbët e foshnjës tuaj, nëse këto zakone vazhdojnë pas moshës dy ose katërvjeçare. Pas kësaj moshe, të dy zakonet bëhen problematike.

Nëse një biberon përdoret në mënyrë të vazhdueshme, mund të përbëjë problem jo vetëm në strukturën e nofullës apo dhëmbëve, por edhe në aftësinë e të folurit.

Këshilla e pediatrit: Të gjitha foshnjat lindin me një nevojë për të thithur-kjo është dhe mënyra sesi ata ushqehen. Thithja jo-ushqyese gjithashtu ka një efekt qetësues. POR mjekët sugjerojnë kufizimin e përdorimit të biberonit për të vënë në gjumë foshnjen dhe eliminimin e tij pas moshës një vjeçare (po flasim për qëllimin që përmendëm)

Pro Thithjes së gishtit: “Në mitër, një fetus mund të shihet duke thithur gishtin e tij që javën e 12-të të shtatzënisë. Zakonisht, nuk shihet si problem sepse përdoret për qetësim para kohës së gjumit ose gjatë periudhave të stresit. Shumica e fëmijëve nuk i thithin gishtat e tyre gjatë gjithë ditës. Në shumicën e skenarëve, kur një fëmijë dëshiron të luajë, ai duhet të nxjerrë gishtin e tij nga goja për ta përdorur dorën. Një biberon, nga ana tjetër, është një problem, sepse disa fëmijë mund ta mbajnë në gojë edhe kur i duhet të përdorin duart.

Thithja e gishtit bëhet problem kur fëmija është më i madh dhe thith gishtin në publik ose nuk flet për shkak të tij. Ekziston edhe mundësia që mund të shkaktojë probleme dentare. Shumica e dentistëve rekomandojnë që thithja e gishtit të ndalet nga mosha tre./Living