Sekuestrohen 46 kg kanabis, pranga 34 vjeçarit

354

Policia e Korçës ka sekuestruar 46 kg kanabis dhe ka vënë në pranga poseduesin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndjekja”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, është sekuestruar 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.