Këtij populli i duhet kujtuar ndonjëherë Hitleri

354

Zef Deda ishte një nga të ftuarit e mbrëmjes që lamë pas të “Soiree” për të rikthyer edhe njëherë në kujtesë muzikën dhe talentin e motrave Ndoci.

Hyrja e mjeshtrit të madh u shoqërua nga muzika dhe ky i fundit ishte i veshur si Charlie Chaplin, rol të cilin Deda e ka luajtur me mjaft mjeshtëri ndër vite.

Pas përfundimit të “mini-performancës”, Deda u ul dhe filloi të fliste rreth Rita dhe Juli Ndocit dhe në një moment kujtohet të heqë mustaqet.

Batutës së moderatores Jonida Shehu, se po ngjante me Hitlerin me mustaqe, por pa paruke, Zef iu përgjigj: U dukkam me të vërtetë si Hitleri, besa, duhet me luajt njëherë pak atë rol… sa për t’ja kujtuar këtij populli!

Ndoshta kjo ishte një thënië nga aktori i mirënjohur shkodran për t’ju përgjigjur gjendjes aktuale në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, ose ishte thjeshtë… batutë.