Bllokimi i rrugëve/ Tensione në Gjirokastër e Fier, digjen goma

456

Gjatë bllokimit të 12 rrugëve këtë të enjte nga protestuesit e opozitës nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit.

Një situatë e tillë është regjistruar fillimisht në Gjirokastër, kur funksionari demokrat, ish kreu I komunës së Lazaratit Dasho Aliko është përplasur verbalisht me një drejtues policie.

Situatë e tensionuar është shënuar edhe në Fier kur nuk kanë munguar përplasjet fizike mes protestuesve dhe mbështetesve të opozitës.

Ndërkohe në shumicën e akseve ku janë bllokuar rrugët, ka qënë një panorama e njëjtë, me protestuesit që I kanë vënë flakën gomave të makinave në mes të rrugës.

Bllokimi I rrugës do të vijojë nga ora 18:00 deri në orën 20:00.