A je dakord me bllokimin e rrugëve?

401

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestën e kësaj të enjteje të opozitës e cila ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve për më shumë se dy orë.

Në një postim në mediat sociale, Braçe shprehet se se rrugët nuk po I bllokojnë qytetarët por anëtarët e partive të opozitës.

Braçe akuzon opozitën se po ja pret rrugën popullit dhe jo qeverisë ndërsa I drejtohet presidentit dhe e pyet nëse është dakord apo jo me këtë gjë.

 

“E para, kujt do ja bllokojnë rrugët këta? Edi Rames-të cilin e kanë shenjestër?! JOOOOOO! Deri tani Edi Ramën se kanë bllokuar asnjëherë, zero! Ai e ka patur rrugën e lirë dhe ka zhvilluar cdo aktivitet të planifikuar dhe masiv madje. Ka një arsye të qartë përse; Ata që bllokojnë rrugët janë gjithë e gjithë nga 50-200 vetë maksimumi në Milot, nuk janë shumicë, janë pakicë, #NUKJANEPOPULLI por anëtarët e partisë kundër popullit! Pra, kujt do ja bllokojne rruget keta? Popullit, natyrisht! Vetem popullit!Punes dhe ekonomise se tij! Pyetja e dyte; A eshte dakord presidenti i republikes me bllokimin e rrugeve popullit, punes dhe ekonomise se tij?  E kam nje ide, prej viteve 1999-2000!