Vrasja e kushërinjëve në Laç , Sherri nisi për një foto në facebook

984

“Nuk deshëm ti vrasim kushërinjte Jushi, por gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër”. Këto janë fjalët që kanë thënë para hetuesve autorët e vrasjes se dyfishtë në Laç. Markel, Manuel dhe Vinçens Bushi, kanë shprehur pendesë për krimin e kryer.

Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura rezulton se autorët dhe viktimat janë përplasur fillimisht me njëri-tjetrin jashtë ambjenteve të lokalit dhe më pas janë përdorur armët. Sipas të dhënave ata ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe debati në lokal ka nisur për rrjetet sociale, duke i thënë njëri-tjetrit pse ke postuar këtë foto dhe pse atë foto.

Ende nuk dihet personi që ka qëlluar me armë por po analizohen gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Për dorëzimin e tyre ka negociuar shefi i komisariatit të Kurbinit me dajën e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.