Kapen 200 kg drogë në Malësi të Madhe, ndalohet një person

515

Mëngjesin e kësaj të mërkure policia ka sekuestruar 200 kg lëndësh narkotike, kanabis sativa në zonën e Vrakës në kufi me Malin e Zi.

Sipas policisë në sajë të këtij operacioni ëhstë bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të automjetit dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Gjithashtu në këtë operacion janë sekuestruar 2 automjete dhe telefona celularë. Droga do të transportohej përmes liqenit në drejtim të Malit të zi.